Frika se mund të kemi një valë të dytë të koronavirusit gjatë dimrit, është rritur edhe më tepër pas të dhënave se disa vende tashmë po përjetojnë një valë të re, shkruan The Independent
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili tha se ka shenja të një vale të dytë në Europë.
Rastet e reja të përditshme në Spanjë janë rritur më shumë se pesëfish që nga fillimi i korrikut, duke bërë që qeveria e Britanisë së Madhe të rivendoste karantinën për njerëzit që udhëtojnë nga Spanja në Mbretëri të Bashkuar.
Rastet globale janë gjithashtu në rritje, ku drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetit thonë se kjo është “emergjenca më e rëndë shëndetësore” me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi, raporton abcnews.al
“Pandemia vazhdon të përshpejtohet,” tha Dr Tedros Ghebreyesus duke shtuar se “Në gjashtë javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve përafërsisht është dyfishuar”.
Spanja
Një shqetësim i veçantë është se një numër në rritje i rasteve të reja vijnë nga vendet si Spanja, e cila fillimisht dukej se kishte virusin nën kontroll.
Shenjat e hershme të një vale të dytë mund të shihen edhe në Francë, ku rastet e reja ditore janë dyfishuar që nga fundi i muajit qershor.
Ashtu si me Spanjën, është ende shumë herët për të thënë nëse një valë e dytë është afër dhe po aq serioze sa vala e parë, e cila u vendos nën kontroll nga bllokime të rrepta.
rrepta
Një valë e dytë e rasteve me koronavirus filloi të rritet në Izrael në fillim të qershorit duke shënuar shifra rekord. Rastet e reja të konfirmuara tani janë pothuajse trefishi i pikut nga vala e parë, raporton abcnews.al
Në Lindjen e Mesme, një valë e dytë goditi Iranin në fillim të muajit maj dhe arriti në të njëjtin nivel me valën e parë.
Disa vende ende nuk kanë përfunduar “punë” me valën e parë. SHBA-ja deri më tani është vendi më i prekur nga rastet totale dhe një rënie e vogël përgjatë muajit maj rezultoi në një shpresë të rreme se vala e parë do të përfundonte.
SHBA-ja vazhdon të regjistrojë shifra të larta ditore që arrijnë mbi 60 mijë raste, raporton abcnews.al
Një kurbë e ngjashme mund të shihet edhe në Afrikën e Jugut, ku numri ditor i rasteve të reja kapi shifrën e 12 mijë rasteve.
India gjithashtu nuk ka parë ende fundin e valës së parë, duke vazhduar të ketë rritje të rasteve ditore.
Një nga vendet e pakta që kanë parë rritje të rasteve të reja është edhe Mbretëria e Bashkuar, megjithëse numri i rasteve të reja është nën 500 persona në ditë.
Numri i rasteve të reja globale është rritur nga 100 mijë që ishin në fund të muajit maj në më shumë se 250 mijë raste ditore në fund të muajit korrik.