Gjuriç: Qeveria e re t’i heqë bllokadat dhe t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit

schedule20:38 - 4 Qershor, 2020

schedule 20:38 - 4 Qershor, 2020

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë që është e domosdoshme që “qeveria e re e Kosovës të heqë urgjentisht të gjitha ndalesat dhe bllokadat për mallrat dhe shërbimet në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s dhe standardet evropiane”.

Mediat serbe bëjnë me dije se në një takimi me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Serbi, Thomas Schieb dhe Jean-Louis Falconi, Gjuriç ka kërkuar nga autoritetet kosovare “të ndërmarrin hapa të qartë dhe të sinqertë drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit”.

Ndër të tjera drejtori i Zyrës për Kosovë shprehu besim se Lista Serbe do të jetë një element konstruktiv në qeverinë e re në Prishtinë dhe se sinqerisht do të punojë në pajtimin ndëretnik dhe mbrojtjen e interesave të popullit serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!