Gjuriç për vrasjen e Ivanoviç: Sulm terrorist e kriminal

schedule11:05 - 16 Janar, 2018

schedule 11:05 - 16 Janar, 2018

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç ka dënuar vrasjen e liderit të SPD-së, Oliver Ivanoviç. Në një deklaratë për mediat, Marko Gjuriç e ka quajtur sulm terrorist vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë.

“Ky është një tentim dhe sulm në tërë popullin serb dhe është një sulm terrorist e kriminal që duhet dënuar, pavarsisht nëse sulmuesit janë shqiptarë apo serb”, ka thënë Marko Gjuric.

Ai ka shtuar se serbëve në Kosovë në vazhdimësi ditëve dhe javëve të fundit janë kërcënuar edhe me luftë./abcnews.al

Gazetar i ABC News në Serbi: Idro Seferi