Gjuriç kërcënon serbët e Kosovës: 10 vite burg për ata që do t’i bashkohen ushtrisë

schedule12:13 - 24 Prill, 2018

schedule 12:13 - 24 Prill, 2018

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç kërcënoi serbët e Kosovës duke thënë se mund të dënohen me 10 vite burg nëse bëhen pjesë e ushtrisë së Prishtinës. Gjithashtu ripërsëriti se nuk do lejohet që Kosova të formojë ushtrinë e saj.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Prishtinës. Madje për atë komunitet pati dhe një kërcënim. Gjuriç, duke folur në një emission televiziv në Beograd tha se “në bazë të Ligjit penal të Serbisë, pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vite burg”.

Ai ripërsëriti se formimi i Ushtrisë së Kosovës është kërkesë e paligjshme dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 di dhe me Marrëveshjen e Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, që sipas tij është stabiliteti afatgjatë. Gjuriq shtoi se Lista Serbe, e cila kundërshton formimin e Ushtrisë në Kosovë ka mbështetjen e plotë të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Qeverisë serbe.

Duke folur për platformën, të cilën e ka propozuar Qeveria e Kosovës, ku është parashikuar që bisedimet në Bruksel të finalizohen me njohjen e Kosovës, Gjuriç thotë se fati I saj varet nga qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare. “Prishtina nuk ka bën asgjë pa pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare. Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron që të miratohet platforma ata do t’u thonë miqve dhe partnerëve të tyre që të mos e miratojnë në Parlament”, nënvizoi zyrtari I Beogradit.

Gjithashtu Gjuriç akuzoi Prishtinën duke thënë se nuk qeveria Haradinaj nuk shikon të ardhme në rregullimin e marrëdhënieve në mënyrë demokratike paqësore dhe diplomatike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!