Gjuriç: Kemi qenë në kontakt me administratën e re të SHBA-së për një kohë të gjatë

schedule12:21 - 22 Janar, 2021

schedule 12:21 - 22 Janar, 2021

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriç ka deklaruar se Serbia ka qenë në kontakt me administratën e re në Shtetet e Bashkuara për javë të tëra dhe se kanë një bazë të mirë për marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen.

Në një intervistë për mediat ai ka theksuar se Serbia ka qenë aktive në kontakte me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe administratën e re për javë dhe muaj pas verifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

“Ne nuk e pritëm dje, por kemi qenë në kontakt me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare për javë të tëra”,është shprehur ai

Gjuriç theksoi, në vitin e jubileut të madh, kur Shtetet e Bashkuara dhe Serbia shënojnë 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ne po vlerësojmë shumë seriozisht në marrëdhëniet e mira.

“Ne nuk kemi pritur që diçka të na befasojë, por Presidenti Vuçiq kultivoi marrëdhënie të mira personale me Biden për vite me radhë, dhe para se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara dhe në periudhën kur ai nuk është nënkryetar, e njëjta gjë vlen edhe për Z. Blinken dhe zyrtarë të tjerë”, është shprehur Gjuriç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!