Gjuriç këmbëngul për krijimin e Asosacionit të Komunave serbe

schedule11:42 - 19 Prill, 2018

schedule 11:42 - 19 Prill, 2018

Marko Gjuriç, drejtori i së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, ka kërkuar serish krijimin sa më parë të asosacionit të komunave serbe në veri të Kosovës.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në një deklarataë për mediat serbe u shpreh se është krijuar një ekip i cili po punon për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, duke u bazuar në Marrëveshjen e Brukselit e jo sipas veprimeve të brendshme dhe vendimeve të Prishtinës. Gjuriç theksoi se pala kosovare nuk ka ndërmend të respektojë marrëveshjet e arriura në Bruksel, ndër të cilat dhe ajo për krijimin e asocacionit të komunave serbe në veri.
Ai shtoi se duke u bazuar në marrëveshjen e Brukselit, është e qartë se Prishtina është e detyruar të ndryshojë ligjet e saj, sepse sipas atyre aktuale nuk pasrashikohet krijimi i asocacionit. Një temë për të cilën, sipas tij, është diskutuar dhe në takimin mes Presidentit serb Vuçiç dhe kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!