Gjuraj: Dëbimi i 2 iranianeve nga Shqipëria veprim i duhur, gratë dhe fëmijët në Manzë nuk janë terroristë

schedule10:23 - 16 Janar, 2020

schedule 10:23 - 16 Janar, 2020

I ftuar në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi ka qenë i ftuar Prof. Dr. Tonin Gjuraj.

Si profesor dhe ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Gjuraj u shpreh se vrasja e Qasem Soleimanit, nga ana e amerikanëve, ka qenë një veprim i duhur.

Përveç kësaj Prof. Gjuraj tha se, dëbimi i dy diplomatëve iranian nga Shqipëria, ditën e djeshme, ishte edhe si një formë reagimi që Shqipëria duhet ta ndërmerrte.

Gjuraj theksoi se misioni i shtetit shqiptar është mision humanitar, dhe ka mbështetur hebrejtë dhe të tjerë në situata të vështira.

Pjesë nga biseda në studio: 

Tonin Gjuraj: Paparashikueshmëria vlen edhe për Trumpin vetë, por edhe për Iranianët. Situata mbetet e rrezikshme,  por rreziku i konfrontimit, i luftës ballë për ballë, ka kaluar. Kemi një eskalim të situatës mund të themi, pas vrasjes së Qasem Soleimanit. Po të bëjmë një analizë racionale të kostos dhe përfitimit, me sa duket situata është qetësuar, edhe pse mund të ketë episode.

Enkel Demi: Kam folur me një diplomat izraelit, i cili më shpjegonte se çfarë ndodhte në Siri, dhe shpjegimi i tij për mua ishte zbulim i jashtëzakonshëm.  Sa më tepër më shpjegonte aq më tepër nuk kuptoja rolin e Qasem Soleimanit, është e çuditshme apo jo?

Tonin Gjuraj: Po. Irani nuk është superfuqi botërore, është një fuqi rajonale. Besoj që në këtë rast amerikanët, kanë goditur personin e duhur. Soleimani ishte personi, instrumenti, i cili po përpiqej të përmbushmte vizionin e regjimit të Iranit.

Enkel Demi: Dje kemi patur një zhvillim të brendshëm, janë përzënë nga Shqipëria, dhe shpallur “non grata” dy diplomatë iranin, të cilët janë akuzuar se kanë dashur të kryejnë veprime terrosiste ndaj MEK, si e shihni ju?

Tonin Gjuraj: Ka një veprim të  koordinuar, deklarata e Ministrisë së Jashtme ishte korrekte, për hir të së vërtetës. Sipas ministrisë tonë ato nuk kanë respektuar Konventën e Vjenës, megjithatë edhe fakti që, ne kishim një deklaratë kërcënuese nga irani, pavarësisht se nuk u përmend drejtpërdrejt Shqipëria, sikur edhe mos të kishim një informacion të plotë, dhe të saktë, ne duhet të kishim një lloj reagimi. Misioni i vendit tonë është mision humanitar. Ne kemi mbështetur me kohë, të gjithë ata që kanë patur nevojë për ndihmën tonë, kemi mbështetur hebrenjtë e të tjerë. Ne nuk mund të besojmë që 3000 të strehuar në Manzë, gra dhe fëmijë, janë terroristë. Kështuqë në këtë këndvështrim dëbimi i tyre ka qenë i duhuri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!