Gjunkshi: Olta Xhaçka harxhon 10 mijë euro të shqiptarëve çdo javë me helikopter për fushatë elektorale në Dibër

schedule13:36 - 22 Nëntor, 2020

schedule 13:36 - 22 Nëntor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka akuzuar Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën se po zhvat shqiptarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjunkshi shkruan se ministrja harxhon 10 mijë euro çdo javë që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale.

Reagimi i plotë:

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa privatë partiake, ka shpenzuar gati gjysëm milioni euro nga paratë e qytetarëve.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri.

Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!