Marrja e mandatit të dytë të Trump në Shtëpinë e Bardhë solli në fokus premtimin e tij lidhur me zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë. Rusia shprehu interesin dhe gatishmërinë të ulet në tryezë diskutimi me SHBA.
Sipas kapitenit Dritan Goxhaj, SHBA po bie në kurthin e Rusisë pasi ajo po nxjerr jashtë loje BE dhe Ukrainën dhe po arrin qëllimin e tij që ka qenë të diskutojë direkt me superfuqinë amerikane.
“Rusia nuk ka qenë kundër takimeve, kanë kryer gjithmonë takime me këtë temë dhe kanë qenë gati pavarësisht se kanë deklaruar që s’ka pasur asnjë tentativë nga SHBA. Nuk ka të bëjë me sanksionet.
Rusët prej fillimit ka thënë që do jenë në luftë me perëndimin jo me Ukrainën, ata kanë dashur të diskutojnë direkt me SHBA për çështjen e Ukrainës. SHBA po bie në kurthin e Rusisë që ka kërkuar nga fillimi që të mbesi mes Rusisë dhe SHBA diskutimi. Nxjerr jashtë loje BE dhe Ukrainën.
Prish koherencën mes BE dhe Amerikës. BE do të jetë pjesë e kësaj, Amerika nuk do të jetë pjesë dhe ky është kurthi i Rusisë. “
Ndërsa, për ekspertin e gjeopolitikëë Ledjon Krisafi vendosja e sanksioneve nga ana e SHBA nuk do të frikësoj Rusinë. Sipas tij, Rusia po lufton për një rend të ri botëror dhe përfundimi i fondeve ruse nuk përkon me përfundimin e luftës.
‘”Në këtë një javë nuk shoh ndonjë ide të qartë nga Trump si do e mbylli luftën. Kemi kaluar nga ideja që për 24 orë do të mbyllet, nga ideja që është shumë e komplikuar. Unë të vë sanksione por kemi tregti për uranium. Ai bën një gabim, në deklaratën që ka bërë i ka mëshuar faktit që ka harxhuar shumë para ndaj luftës.
Rusia nuk po lufton për para, po lufton për rendi të ri botëror. SHBA mendon që kur të mbarojnë paratë do mbarojë lufta. Sanksionet nuk vlejnë sepse tregtia është shumë e ulët mes dy vendeve. Rusët janë duke bërë një luftë që mendojnë se është aksidentale dhe po luftojnë për një rend të ri botëror.
Trump ka një sjellje në politikë e jashtme që mendon që gjërat janë shumë të thjeshta dhe rusët nuk e kanë këtë këndvështrim. Rusët nuk diskutojnë më për Ukrainën sepse mendojnë që e kanë fituar. Nëse do ulen me SHBA, do diskutojnë për strukturën e sigurisë në Europën Lindore.”
/ abcnews.al


