Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaroi se agresioni rus kundër Ukrainës ka pasoja të forta në Ballkanin Perëndimor.
Gjukanoviç u shpreh se që nga viti 2014, Rusia ka ndryshuar kursin e saj për perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe po përpiqet të ndikojë në vendet e rajonit që të zgjedhin një të ardhme tjetër, në vend të asaj evropiane, shkruan Vijesti.
“Askush nga ne nuk ka iluzione se Rusia do të heqë dorë nga synimet e saj, përkundrazi, ajo do të rrisë shkatërrimin dhe do të zgjerojë repertorin e saj të luftës hibride,” tha Gjukanoviç, i cili ishte i ftuar në panelin Insituti për Paqe mbi Sigurinë në Evropë
Sipas tij, situata në Ballkan sot, është më e keqe se gjashtë apo shtatë vjet më parë, ku theksoi se Serbia po përpiqet që të sundojë disa vende të rajonit.
“Në Ballkanin Perëndimor ekziston një kopje e asaj që Rusia dëshiron të bëjë në rajonin e saj. Në Ballkan tani kemi një përpjekje për ta bërë botën serbe si një lloj shtrirjeje të botës ruse në rajonin rus, dhe si përpiqen të rikthejnë ndikimin që ka pasur Bashkimi Sovjetik, po e bën e njëjta Serbi, nuk duan të sundojnë vendet e tyre, duan të sundojnë kombet. Ne e shohim këtë në rajonin ku Serbia po përpiqet të sundojë Malin e Zi, duke u përpjekur të sundojë Bosnjën dhe Hercegovinën (BiH), Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe unë do të thosha se për fat të keq, kjo politikë nuk ka marrë ende një përgjigje adekuate nga partnerët tanë perëndimorë”, nënvizoi ai./abcnews.al