Gjukanoviç: Mali i Zi i gatshëm t’i ndajë përvojat me Kosovën për rrugën drejt BE dhe NATO-s

schedule21:02 - 23 Prill, 2021

schedule 21:02 - 23 Prill, 2021

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar se janë të gatshëm që të ndajnë me shtetin e Kosovës përvojat e tyre për ecjen para në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai këto i tha në takimin që pati me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa. Mediat vendase bëjnë me dije se Gjukanoviç ka thënë se Mali i Zi do të ofrojë mbështetje edhe për procesin dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai ka folur dhe në lidhje me situatën me pandeminë COVID-19.

“Presidenti ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka uruar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me shpresën që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të shtetit tonë fqinj, me të cilin i ndajmë dhe për të cilat përpiqemi bashkërisht”, thuhet në njoftim.

Gjukanoviç ka përsëritur gatishmërinë e Malit të Zi që të ndajë me Kosovën përvojat e rëndësishme për progres në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!