Gjukanoviç: Beogradi nuk vendos për Prishtinën

schedule10:14 - 13 Prill, 2018

schedule 10:14 - 13 Prill, 2018

Kandidati për president në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç tha se Serbia nuk vendos më për Kosovën. Gjithashtu nënvizoi se Beogradi nuk mund ta rikthejë më Prishtinën nën kontrollin e saj dhe mendimi se kjo mund të ndodhë është humbje kohe.

Lideri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi dhe një kohësisht kandidat për zgjedhjet presidenciale, Milo Gjukanoviç gjatë një eventi tha se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në të kaluarën dhe me konfliktin e pamenduar me NATO-n në vitin 1999. Ai sqaroi se Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi por për shkak të bindjes se e vërteta duhet parë në sy dhe kështu të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

“Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka vlerësuar Gjukanoviç. Ai ka shtuar se sipas pikëpamjes së Malit të Zi, realiteti I Kosovës është i pandryshueshëm. “Gjithkush që sot premton se ata janë fuqizuar dhe janë në gjendje të ndryshojnë realitetin e kundërt për Serbinë, thjeshtë humbasin kohën e qytetarëve të Serbisë”, tha Gjukanoviç.

Kandidati presidencial ka shtuar se Mali i Zi nuk do të kishte qenë mike më e madhe e Serbisë nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e vet, do ta ushqente atë iluzion. Ai ka thënë se serbët në Mal të Zi kanë po ato të drejta që kanë popujt tjerë në këtë vend.

Ndërkohë, Milo Gjukanoviq, ish-kryeministër dhe ish-president është kandidat për zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi që zhvillohen më 15 prill. Ai garon sëbashku me 6 kandidatë të tjerë. /abcnews.al