Të flasësh 4 ose më shumë gjuhë redukton mundësinë të për t’u çmendur. Ky është një ndër studimet e fundit kanadeze, përfundimi i së cilës erdhi pas studimit të 325 murgeshave katolike në Shtetet e Bashkuara.
Murgeshave ju kërkua të raportonin se sa gjuhë flisnin dhe në bazë të informacioneve të mbledhura, të dhënat kaluan nëpër një analizë të mirëfilltë nga studiuesit e Universitetit “Waterloo”, që u bazuan tek moshat 75 vjeç e lart.
Rezultatet e publikuara në gazetën “Alzheimer’s Desease” treguan se 6% e personave të marrë në studim ishin larg fazës së “çmendurisë”, krahasuar me pjesën tjetër që flet vetëm një gjuhë. Gjithsesi, të folurit e dy, tre ose më shumë gjuhëve mund të ulë gjithashtu rrezikun për të kaluar në çmenduri, por jo aq sa të diturit e të paktën katër gjuhëve.
Krahas kësaj, aftësia gjuhësore e shkruar ka një efekt akoma më të madh në reduktimin e riskut të çekuilibrit mendor. Pra, ta shkruash një gjuhë është më mirë sesa ta flasësh. Ky rregull ekziston për momentin në studimet kanadeze.
Suzzane Tyas, një ndër studiueset e këtij raporti shkencor, ka sqaruar se gjuha është një aftësi komplekse e trurit të njeriut dhe kalimi nga një gjuhë në tjetrën merr fleksibilitet njohës dhe ruan aftësitë perceptuese. Ne kemi nevojë për 4 ose më shumë gjuhë, për ta stërvitur mirë trurin dhe për t’i mundësuar atij një funksionim normal, përpara se ta rrezikojmë atë deri në humbje të kontrollit mendor.
Klan Plus