“Gjuhë e papranueshme”, Basha reagon për komentet e Vuçic ndaj Kurtit: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara

schedule11:41 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 11:41 - 2 Dhjetor, 2022

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për komentet që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë ndaj kryeministrrit të Kosovës, Albin kurti.

Në një postim në Tëitter, Basha shkruan se kjo gjuhë urrejtjeje është e papranueshme dhe dëshmon se lidershipi serb nuk ëhstë ndarë nga e kaluara.

Basha thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund t’i imponohet askush me gjuhën e dhunës.

Reagimi i plotë:

Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës. Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç.

Kurtin dhe Rashiçn, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”.

“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!