Ish diplomati Syle Ukshini komentoi për Ballkan Update situatën në Maqedoninë e Veriut lidhur me të drejtën e shkelur të gjuhës shqipe. Ukshini tha se Shkupi ka elemente raciste dhe se klasa politike duhet të marrë parasysh largimin nga koalicioni sepse nuk sjellë asnjë dobi. Ukshini tha se nuk mund të mashtrohen dhe skllavërohen shqiptarët.
“Elita aktive në Maqedoni nuk duhet të bëjë kompromis në këtë pikë. Një Maqedoni që pretendon të jetë pjesë e BE dhe NATO dhe pretendon të mos ketë të drejtën e shqipes ka elemente raciste. Maqedonia duhet të ishte mirënjohëse sepse Prishtina dhe Tirana nuk kanë nxitur kurrë turbulenca.
Duhet të marrin parasysh edhe largimin nga koalicioni sepse nuk ka ndonjë dobi. Ka të drejtë Ali Ahmeti kur thotë se ka mbrojtur disa gjëra, kur shihet një parti që tenton të sjellë komunizëm janë çështje të tejkaluara.
Nuk mund të mashtrohen dhe skllavërohen shqiptarët. Nuk e di pse është kjo frikë e sllavo-maqedonasve kaq e madhe, është e paimagjinueshme që një Maqedoni e brishtë të hapë një front për hir të Serbisë.” / abcnews.al /


