Gjuha e trupit: Si të dukeni me vetëbesim

schedule14:16 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 14:16 - 16 Dhjetor, 2019

“Vetëbesimi i ulët nuk është një dënim i përjetshëm. Vetëbesimi mund të mësohet, praktikohet dhe zotërohet ashtu si çdo aftësi tjetër. Pasi ta keni zotëruar atë, çdo gjë në jetën tuaj do të ndryshojë për mirë,” – Barrie Davenport.

Megjithese shume faktore qe ndikojne vetbesimin jane jashte kontrollit tuaj, ka disa gjera qe ju mund te beni. Gjuha e trupit është ndër shprehitë kryesore nëse duam të  fillojmë të tregojmë vetëbesim.

1.Tregohuni të kujdesshëm me shprehitë e fytyrës

Vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe koka e ulur janë disa nga shenjat e njerëzve që nuk kanë besim te vetja. Nëse nuk doni ta shfaqni sikletin, bëni mirë që të kontrolloni shprehitë e fytyrës. Merrni frymë thellë; kështu do të qetësoheni dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni një situatë stresuese.

2.Qëndroni drejt

Njerëzit që kanë mungesë vetëbesimi, priren të qëndrojnë me supet e përkulura dhe pak shtrembër. Sipas eskpertëve të gjuhës së trupit, njerëzit qëndrojnë shtrembër sepse në mënyrë të pavetëdijshme duan të jenë të padukshëm. Qëndrimi drejt u komunikon të tjerëve qëndrueshmëri dhe vetëbesim.

3.Buzëqeshni

Buzëqeshja ka fuqi ndaj mos e nënvlerësoni. Përpos faktit që dukeni më tërheqës, transmeton vetëbesim. Ndodh që duke i buzëqeshur dikujt, gjasat janë të larta që edhe ai/ajo t’jua kthejë. Pra, duke parë dikë të buzëqeshur, zvogëloni ankthin dhe e keni më të lehtë të kontrolloni emocionet.

4.Mbani kontakt me sy

Kontakti me sy është një ndër tiparet kryesore të njerëzve me vetëbesim të lartë. Dikush që largon shikimin diku gjetkë tregon jo vetëm mungesë interesi, por edhe paqëndrueshmëri.

5.Anoni pak kokën

Një gjest i tillë përcjell vetëbesim dhe ju bën të dukeni më tërheqës.

6.Lini gjurmë

Ndonjëherë, disa shenja të padukshme lënë më shumë gjurmë. Ekspertët e gjuhës së trupit shtojnë edhe se një ndër faktorët kryesorë të tërheqjes është parfumi. Vanilja dhe myshku nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë.

7.Më e rëndësishmja: Më tepër se gjithçka tjetër, rëndësi ka mënyra si e shihni veten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!