Gjuetia e paligjshme/ Lezhë, ekspertë të mjedisit: Rënie drastike e numrit të shpendëve

schedule15:28 - 26 Shtator, 2024

schedule 15:28 - 26 Shtator, 2024

Këto foto hasen rëndom në rrjetet sociale kryesisht në profilet e restoranteve të ndryshme që kanë në menutë e tyre gatime me shpendë të egër.

Janë foto që dëshmojnë gjuetinë e paligjshme, fenomen që pavarësisht moratoriumit nuk është ndalur, të paktën në Lezhë,

Shqetësimi ngrihet edhe nga ekspertë të mjedisit të cilët përmendin të dhenat nga censet e viteve të fundit për të treguar rënien drastike të numrit të shpendëve. Një ndër shkaqet mbetet gjuetia e paligjshme

Jak Gjini shprehet se institucionet duhet të angazhohen më shumë në mbrojtjen e faunës së egër.

Në vitin 2022 ministria e turizmit vendosi të zgjasë edhe me 5 vite moratoriumin e gjuetisë me synim por pavarësisht vendimeve të qeverisë duket se duhet më tepër ndërgjegjësim ndër njerëz për mbrojtjen e faunës së egër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!