Gjuetia e errët kundër Vis Martinajt/ Softa: Ka nisur një ‘luftë’ kundër krimit. Sokolaj: Personazhe të reja do dalin në skenë

schedule23:06 - 20 Maj, 2024

schedule 23:06 - 20 Maj, 2024

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, të ftuar eksperti Fatjon Softa, gazetarja Anduena Llabani si edhe gazetari Trashëgim Sokolaj folën për aksionin e SPAK urdhër arrestet, duke u ndalur edhe tek kundërshtarët e Ervis Martinaj.

Gazetari Sokolaj gjatë bisedës në studio tha se SPAK tashmë është shumë afër për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me fatin e Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur, prej gushtit të vitit 2022.

Sa i përket operacionit kombëtar të shtrirë në disa qytete në vend, ai tha se SPAK ka neutralizuar disa grupe kriminale shumë të rrezikshme.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, u shpreh se tashmë aksioni i SPAK është në fazën ku ka nisur një luftë kundër krimit.

“Jemi në fazën ku kemi një luftë të nisur në mënyrë frontale ndaj tyre, por ende nuk kemi rezultate konkrete”, u shpreh Softa.

Pjesë nga biseda në studio:

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa: Për Ervis Martinaj është folur dhe vazhdon të flitet dhe sa herë dëgjojmë për atentate, thuhet si referim grupi i Ervis Martinaj dhe kundërshtarë të tij, pasi duket se rrotullohen rreth aktivitetit që ka pasur. Krimi ka lulëzuar në disa periudha dhe kërkesat që krimi ka pasur është gjithmonë ndaj pushtetit.

Enida Bozheku: Sekuestrimi i atyre miliona eurove që injektohen në sistemin ekonomik tonin është i atillë që ky inflacioni zbulon burimin.

Gazetari Trashëgim Sokolaj: SPAK është një hap më afër se çfarë ka ndodhur me këtë person., Ka të dhëna që mund të jetë vrarë, por autoritetet ligjore, vazhdojnë ta konsiderojnë si person të gjallë si autor të disa veprave penale dhe vazhdon të jetë i shpallur në kërkim. Ky hetim i SPAK ka neturalizuar disa grupe kriminale shumë të rrezikshme.  Besoj se do të ketë personazhe të reja që do të dalin në skenë dhe nga ato që nga sistemi 41 BISS kanë komunikuar përmes skyy. Është neutralizuar një rrjet kriminal që kanë kryer vrasje me autor të veshur si punonjës policie. Një nga tentativat për të vrarë Durim Bamin, u thuhej lëvizni pa problem se nuk ju shqetëson policia. Pra kishte një nivel shumë të lartë organizimi.

Gazetarja Anduena Llabani: në dosje flitet për sigurimin e kushteve dhe vrasjen e Ervis Martinaj. Aty thuhet se janë gati 50-60 veta në kërkim të Vis Martinaj si ta lokalizonin. Në dosje thuhet që armiqtë e Martinajt kishin marrë informacion se qëndronte në Lezhë dhe se me vete mbante dy punonjës të operacionales që i garantonin jetën.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!