Gjozaj sërish president i FSHP: Kush del me doping ndiqet penalisht

schedule17:28 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 17:28 - 26 Dhjetor, 2020

Elez Gjozaj rikthehet në krye të Federatës Shqiptarë të Peshëngritjes. Ai fitoi në zgjedhjet e bëra përballë Eglantina Çunit, pasi mori 10 vota kundrejt 6 të rivales. Nga 17 anëtarët e federatës nuk votoi vetëm Lushnja, që u përfaqësua me kryetarin e bashkisë në kundërshtim me Statusin.

Everest Troka ishte një tjetër kandidat, por nuk mori asnjë votë në raundin e parë të votimeve, kurse Flamur Isufi u tërhoq nga gara. Gjozaj ka qenë edhe më parë presidenti i FSHP, teksa ishte dorëhequr në janar të vitit 2018 për shkak të skandalit të dopingut.

Zgjedhjet nuk është se kanë shkuar qetë, pasi ishin programuar më 14 nëntor. Edhe pse Gjozaj ishte përjashtuar nga komisioni për pastërtinë e figurës, anëtarët kërkuan që ai të ishte kandidat president. Kërkesa u pranua dhe në Asamblenë e Jashtëzakonshme, tre zhvilluar sot, Gjozaj fitoi dhe pastaj bëri një premtim.

“Falënderoj ata që më votuan, por edhe ata që nuk më zgjodhën. Të gjithë do të punojmë bashkë. Jemi një federatë elitare dhe më e mira në Shqipëri”, tha fillimisht Gjoza, i cili më pas foli edhe në lidhje me çështjen e dopingut.

“Do të mbaj marrëdhënie shumë të sakta dhe të vazhdueshme me WADA dhe ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Unë kësaj radhe do vendos me vendim të kryesisë që sportisti që del pozitiv do të shkojë për ndjekje penale”, përfundoi presidenti i FSHP, Elez Gjoza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!