Gjosha: Shqipëria e marrë peng nga individë që kryejnë reforma fasadë

schedule21:34 - 9 Prill, 2019

schedule 21:34 - 9 Prill, 2019

Ish deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka folur në studion e Provokacijas për situatën aktuale politke në vend. E pyetur nëse vendimi për djegien e mandateve ishte i duhuri, ajo tha se ky është vendim ekstrem që është marrë për shkak të situatës ekstreme ku ndodhet vendi.

“Unë kam bërë një analizë të thellë të situatës para se të merrja një vendim, Në një vend demokratik normal ky akt nuk duhej të ndërmerrej, nuk do shkohet asnjëherë në këtë ekstrem, por Shqipëria ndodhet në situatë ekstreme. Uroj që qytetarët ta shohin në anën pozitive. Nëse për Shqipërinë do sillte diçka pozitive, ndryshim sistemi, forcim i demokracisë ndryshim mentaliteti i politikës shqiptare.

Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë te politka shpesh kanë parë rrotacione dhe ia kane dalë të kenë jetëgjatësi në politikë. Kjo duhet të marrë fund. Nuk kemi të bëjmë thjesht me emrat e kryetarëve të partive, por me një masë që besojnë se është momenti i duhur që Shqiëpria të ndryshojë. Ne jemi vendi që do të çelë negociatat në të ardhmen”.

Sipas saj Shqipëria është marrë peng nga disa individë që kryejnë reforma fasadë dhe asgjë në dobi të qytetarëve.

“Ka disa individë që e kanë marrë peng shtetin, me një shtet të kapur, me reforma fasadë për propagandë politike, por nuk shohim asnjë veprim konkret e asnjë të mirë në favor të qytetarëve shqiptarë”.

Për Gjoshën reforma në drejtësi është zbatuar në kundërshtim të plotë me kushtetutën, vetingu me standarde të dyfishta dhe zgjedhjet nuk kanë përfaqësuar votën e qytetarëve shqiptarë.

“Pakti kombëtar është të biem dakord që zgjedhjet nuk kanë përfaqësuar votën e qytetarëve shqiptarë dhe shumë politkanë duhet ta kuptjnë këtë që nuk vazhdohet kështu.

Nëse demokracia nuk funksionon çdo ditë njësoj për qytetarët. Ne degradojmë në situata të tilla ku qytetari ndjehet i pambrojtur dhe nuk di ku të përplaset.

Nëse një ligj para Kuvendit shkel Kushtetutën sot nuk kemi Gjykatë ku të drejtohemi. Reforma në drejtësi është zbatuar në kundërshtim të plotë me kushtetutën.

Duhet monitorim për vetingun. Çfarë është bërë dhe a ka standarde të dyfishta ajo që ka ndodhur me disa individë ka filluar të kthehet në bumerang. Lëvizje qyetare në mbështetje ndaj qytetarëve është masive tashmë. Rama i ka shtyrë zgjedhjet lokale për një çertifikatë. Sa më shpejt të gjendet zgjidhja në këtë krizë politke që ka hyrë Shqipëria aq më e thjehstë do jetë. Rama ka humbur shumë pikë dhe është në nivelet më të ulëta të pëlqyeshmërisë”.

Ish-deputetja e LSI-së theksoi se opozita kërkon zgjedhje të reja kombëatrë për t’i dhënë fund kapitullit të zgjedhjeve të 2017-ës dhe fenomenit të blerjes së votës.

“Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në kërkojmë zgjedhje kombëtare parlamentare. T’i rikthehemi edhe njëherë për të mbyllur kapitullin e 2017-ës, fenonemit të blerjes së votës nga grupet kriminale. Duhet të zhduket, është fenomen i rrezikshëm që shkatërron rininë e shqiptarëve. Duhet çliruar sistemi. Gjithkush nga ne duhet të dalë në terren me program dhe jo me tepsi e timon”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!