Gjormi, fshati me ullinjtë 2 mijë vjeçar fton turistët

schedule15:28 - 20 Qershor, 2021

schedule 15:28 - 20 Qershor, 2021

Fshati Gjorm i Kubinit prej vitesh vuan infrastrukturën e keqe dhe mungesën e shërbimeve, por këto problematika nuk janë bërë pengesë një grup turistësh aventurierësh.

Kanë përshkuar më këmbë një pjesë të rrugën për të mbërritur në zonën e ullishteve shekullore, ku është zhvilluar dhe beteja e Albulenës. Veç natyrës së virgjër po shijojnë dhe rrëfimin e ciceronit.

“Jemi tek një ullishte me ullinj mbi 500 vjeçar, ky këtu është 2 mijë vjeçar”.

Perimetri është mbi 13 metër, 7-8 veta nuk e rrethojmë dot dhe t’I hapim krahët. Ndonëse është I vjetër është ulli që prodhon dhe është në rritje. Shihni ka filiza të rinj nëpër trungje.

Këta viziorë që vijnë nga shumë qytete të vendit i bashkon poezia.

“Jemi miq poetë nga Tirana, Lezha, Shkodra, nga jugu nga Fieri dhe Gjirokastra. Kemi parë vende shumë të bukura dhe ky është një prej tyre”.

Para se të vazhdonin rrugën,  morën me vete dhe një kujtim. Ndaluan më pas tek ujëvara për tu freskuar.

Kur mbërrin në kodër rruga ngushtohet dhe vështirësohet. Duhet të kalosh përmes ujvarës me ndihëm e disa gurëve. Është vend shumë i bukur, që nuk mundesh, mos ta fotografosh.

”Turistja kemi qene ne shume vende po ketu ka nje bukuri ndyshe qe nuk shfrytezohet”

Më guximtarët shkuan drejt shkëmbit me fytyrë njeriu.

“Jemi tek përroi Ploçe tek shkëmbi me fytyrë njeriu. Këtë e ka bërë natyra me sy vertulla mjekër. Disa thonë se është shkëmbi i Skënderbeut. Janë vargmalet e Skendërbeut dhe këtu është bërë dhe beteja legjendare e tij e Albulenës”.

Ciceroni Ymer Hysa thotë se këto gurë që kanë histori duhet të shpallen monument natyre.

“Duam të shpallen monumente natyrore. Dhe të investohen”. /abcnews.al