Gjon’s Tears provon sërish fatin në “The Voice”, mahnit publikun francez

schedule14:03 - 16 Shtator, 2021

schedule 14:03 - 16 Shtator, 2021

Disa muaj pasi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, artisti shqiptar Gjon’s Tears ka marrë pjesë në një tjetër kompeticion. Shqiptari u shfaq të shtunën në audicionet e fshehura të “The Voice All-Stars” në Francë. Në vitin 2019, publiku francez u mahnit nga talenti i shqiptarit, ku arrit deri në gjysmëfinale.

Pasi doli i treti në festivalin evropian, Gjon’s Tears vendosi të hyjë sërish në The Voice. Ai e gjeti veten të vetëm në skenë për të interpretuar këngën e Yseult “Corps”, i shoqëruar vetëm me pianon e tij. Këngëtari dha një interpretim prekës, duke bërë që pesë trajnerët të kthejnë karriget e tyre.

“Po lexoja një faqe lajmesh angleze ndërsa pija kafen time në mëngjes dhe krejt papritur pashë fytyrën tënde. Dhe pashë që po merrnit pjesë në Eurovision. E kam ndjekur rrugëtimin tënd, e kam dëgjuar këngën tënde. Ndjeva shumë krenari.“, tha ish-trajneri i tij, Mika.

“Më bëre të udhëtoja. Zëri juaj është një anije kozmike.”, tha Patrick Fiori. The Voice All-Stars është një edicion unik për të festuar një dekadë suksesi. Pjesë e tij janë 50 talente që tashmë kanë shkëlqyer në “The Voice” dhe “The Voice Kids”, mes tyre Gjon’s Tears, ku janë rikthyer për të provuar fatin e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!