Gjoni për vakancat në GjK: Deputetet ftohen të shkelin Kushtetutën

schedule10:34 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 10:34 - 17 Dhjetor, 2020

Në seancën e sotme plenare deputeti Ralf Gjoni, deklaroi se për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED duhet të dërgojë sipas tij tre emra.

Gjoni tha se nuk pranon të votojë për një anëtar të GJK në kundërshtim me ligjin, ndërsa shtoi se nuk duhet të jetë vetëm një emër gjë që sipas tij është në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhe: Vrasja e Klodian Rashës, Gjuzi akuza të rënda: Skuadra ka qenë e droguar atë natë

“Përse ftohen deputetet sot të thyejnë Kushtetutën më këtë votim”, ngriti pyetjen deputeti Ralf Gjoni.

Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi si kundërpërgjigje tha se kandidaturat për në organet Kushtetuese paraqiten në seancë me shkrim.

 “Kuvendi i Shqipërisë e ka rishpallur vendin e lirë për këtë pozicion katër herë thirrje dhe tre herët e para nuk është mundur të zgjidhet një kandidat. Në rastin konkret Komisioni i Ligjeve ka vlerësuar faktin që zoti Binaj ka shprehur gatishmërinë për të garuar, vlerësimi i të gjitha kritereve ka qenë nja vlerësim i lartë. Edhe nëse nuk miratohet kandidati brenda 30 ditëve quhet i zgjedhur anëtari i propozuar. Ndaj nëse dëshirojmë të kemi Gjykatë Kushtetuese ne sot duhet të vlerësojmë kandidatin”, u shpreh ajo.

Ndërsa mori sërish fjalën, Gjoni tha se Republika po kthehet në një treg të shëmtuar, pa rregull.

“Unë dua që GjK të funksionojë, SPAK dua të funksionojë, por përzgjedhja e kandidatëve në kundërshtim të hapur me dispozitat e bën procesin të atakueshëm në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut”, tha më tej Gjoni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!