Gjonaj sulmon opozitën: I bën bashkë frika ndaj Reformës në Drejtësi

schedule11:05 - 3 Mars, 2021

schedule 11:05 - 3 Mars, 2021

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaron se Reforma në Drejtësi solli dritë në fund të tunelit për Shqipërinë. Në konferencën “Drejtësia që duam”, me prezencë edhe të kryeministrit Edi Rama, Gjonaj tha se reforma ka qenë një sfidë e përditshme. Sipas saj opozita që sot ka bërë një marrëveshje është kundër kësaj reforme.

“PS mori një hap historik. Kemi pasur si kryefjalë në këto tetë vite reformën në drejtësi, që solli dritë në fund të tunelit. Përmes kësaj reforme kemi hedhur themelet e forta për të shpëtuar përgjithmonë gjyqësorin nga kthetrat e korrupsionit. Ka pasur përpjekje për ta ndaluar. Pavarësisht kësaj reforma është e pandalshme.

Lexo edhe: Hysi largohet nga PS, Rama: Ka vendosur t’i hapë rrugë kalamajve, Gjonaj në krye të listës për Tiranën

Rezultatet e saj janë dëshmi që e shohin të gjithë qytetarët. Reforma në drejtësi ka qenë një sfidë dhe luftë e përditshme. Gjithmonë kanë qenë dy krah si dy botë. Ne dhe pala tjetër që e ka goditur. Janë këta pala tjetër që janë bashkuar në një kontratë politike dhe interesash. I bën bashkë frika ndaj reformës në drejtësi.

Sistemi i ri i drejtësisë bazohet në një kuadër ligjor. U fuqizua më shumë nga paketa anti-KÇK. Të gjitha këto vetëm për të mbajtur të fortë dhe për të shpëtuar drejtësinë nga gjyqtarë të korruptuar”, tha Gjonaj.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama njoftoi se Etilda Gjonaj do të jtë në krye të listës së PS për Tiranën. g.v/abcnews.al