Gjonaj: Shkelje në ZRPP Durrës dhe në burgun e Burrelit

schedule15:39 - 24 Tetor, 2018

schedule 15:39 - 24 Tetor, 2018

Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme  të Durrësit dhe në burgun e Burrelit. Të dhënat janë bërë pubike në raportimin javor të koordinatores kombëtare të antikorrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni. Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si spitale, drejtori rajonale tatimore, zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme.

Gjithashtu në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive. Në burgun e Burrelit janë referuar në prokurori për ndjekje penale 3 punonjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar masa administrative për 23 punonjës të tjerë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!