Gjonaj: Nga Meta pritet dekretimi i Lleshajt

schedule23:06 - 15 Nëntor, 2018

schedule 23:06 - 15 Nëntor, 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga studio e ABC News deklaroi se të premten pritet dekretim nga ana e presidentit Meta të propozimit të ribërë nga kryeministri Rama për emërimin e Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përballë gazetares Mirela Milori, Gjonaj tha gjithashtu se institucionet e reja të drejtësisë mund të ngrihen në fillim të vitit të ardhshëm nese kalojnë vettingun edhe 3 zyrtarët e mbetur në listën prioritare.

“Në opinionin tim zoti Meta duhet të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që në fakt ja jep Kushtetuta dhe në rastin konkret për sa kohë është një dekret formal presidencial, duhet të miratohet dekreti”, tha Gjonaj.

Përsa i përket ngritjes së KLP-së dhe KLGJ-së, gjonaj tha se “nëse procesi i vettingut për tre kandidatët që kanë mbetur ende në proces në KPK, përfundon deri në fund të Nëntorit mbetet vetëm mbledhja e përgjithshme e gjyqatrëve dhe e prokurorëve, të cilët do të zgjedhin, anëtarët nga gjyqtarët dhe prokurorët dhe pastaj në fillim të vitit 2019 ngrihen të dy këshillat menjëherë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!