Gjonaj në Provokacija për punësimin në burgje dhe SPAK

schedule22:18 - 18 Janar, 2019

schedule 22:18 - 18 Janar, 2019

Denoncimi i Zërit të Amerikës në lidhje me paligjshmërinë e rekrutimit të punënonjësve në burgje është diskutuar në studion e Provokacijas me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas saj konkluzioni është i paanalizuar.

“Ajo që më ka shqetësuar është konkluzioni i paanalizuar i këtij procesi rekrutimi. Ka kontaktuar me persona që kanë qenë pjesë e përgjimeve dhe asnjëherë me Ministrinë e Drejtësië për të marrë opinion për këtë proces”.

Ministrja e Drejtësisë shprehu gatishëmrinë e institucionit që drejton për të  vënë në dispozicion dosjen ndaj gazetarëve për të investiguar.

Sa u takon ndërhyrjet të deputetëve në punësimin e punonjësve, Gjonaj e quan legjitime, për aq kohë sa nuk cënon cilësinë e rezultatit dhe i shërben qytetarit që përfaqëson.

“Duke patur në konsideratë që qytetarët të ndryshëm interesohen për raste dhe kërkesa dhe them se ndërhyrja e deputetëve është legjitime kur ata interesohen, e rëndësishme është mos cënohet cilësia e rezultatit”.

Sipas saj referuar edhe listave të akademisë së sigurisë për testimin epunonjësve nuk mund të ndryshojnë rezultatin.

“Lista e akademisë së sigurisë me testimin duke i marrë në testim të njohurive dhe testim fizik ku nuk ndryshohen rezultatet e kandidatëve. Ky është një proces që administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mua mu desh që të normoja gjithë procedurën. Nëse bëhet me scantron është shumë e vështirë që të ndërhyhet”.

Gjonaj foli edhe për krijimin e  SPAK, i cili në thelb forcimin e shtetit të së drejtës dhei do të jetë 2 vjet në monitorim nga SHBA dhe BE për ngritjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Monitorimi do jetë zbatimi rigoroz i ligjit dhe mosndërhyrjeve nga jashtë, të dhënieve të direktivave por për të rritur kapacitetet e prokurorëve dhe gjyqtarëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!