Gjonaj: Janë konstatuar 11 vepra penale në Policinë e Shtetit

schedule13:44 - 2 Maj, 2019

schedule 13:44 - 2 Maj, 2019

Si cdo javë, masat e marra antikorrupsion janë komunikuar nga Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Sipas Gjonajt, strukturat antikorrupsion kanë verifikuar në Institutin e Shëndetit Publik Tiranë, zbatimin e ligjshmërisë në shërbimin e dezinfektimit, në zonat urbane dhe bregdetare të Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Në përfundim të kontrollit strukturat kanë konstaturat shkelje ligjore të ligjit për prokurimet publike. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore si “largim nga puna” për nëndrejtorin e institutit të përgjithshëm të shëndetit publik, për përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive dhe për mjekun e sëmundjeve infektive.

Sipas Gjonajt janë rekomanduar “vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për anëtarët e shqyrtimit të ankesave dhe masa administrative të punonjësve të institucionit.

Gjithashtu Gjonaj ka bërë me dije se strukturat kundër korrupsionit në policinë e shtetit kanë evidentuar 11 vepra penale, në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për të cilat janë proceduar penalisht 15 autorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!