Platforma e bashkëqeverisjes ka ndëshkuar të tjerë zyrtarë të shtetit. Në dy javët e para të Shtatorit, Task Forca Antikorrupsion e ka përqëndruar veprimtarinë e saj me inspektime të detajuara në disa institucione të rrethit të Shkodrës.
“ZVRPP Shkodër, ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër, Spitali Rajonal Shkodër, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior, Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër”.
Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna.
“5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër; 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër”.
Nga inspektimet e kryera, janë evidentuar shkelje dhe abuzime të cilat përmbajnë elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilët janë kryer kallzimet penale në organin e Prokurorisë së Shkodrës raportoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj./abcnews.al