Gjon Shkambi, i cili u arrestua pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, do të rikthehet në vendin e krimit. Të hënën, më 27 tetor, në Gjykatën e Apelit, Gjon Shkambi, do të paraqitet me një kërkesë për heqjen e masës së sigurisë “arreset me burg” të vendosur nga gjykata e shkallës së parë.
Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, dhe plagosi dy persona të tjerë. Autori i dyshuar Elvis Shkambi nuk e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u pajtuar me masën e “arrestit me burg” pa afat. Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e paraqitur nga Banush Goxhaj, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre./abcnews.al

