Gjon Muharremi, shqiptari që do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision

schedule08:24 - 5 Mars, 2020

schedule 08:24 - 5 Mars, 2020

Zyrtarisht, Gjon’s Tears do të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision 2020. Lajmin që u aludua në media e konfirmoi vetë Gjoni në Instagram, ku shkruan “Shihemi së shpejti Eurovision. Ndonjëherë thashethemet janë të vërteta. Le të shkojmë në Rotterdam.”

Këtë vit, përpos Arilenës me “Shaj”, do të jetë edhe Gjoni me “Répondez-moi” (M’u përgjigj). Pritet që në skenë të mos jenë dy, por tre shqiptarë pasi përflitet se Inis Neziri do të përfaqësojë San Marinon.

Përsa i përket Gjonit, Gjon’s Tears është emri i artit i Gjon Muharremit. Gjoni ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare, babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. Pak kohë më parë, ai publikoi një këngë të quajtur “Babi”, e cila menjëherë u rendit në krye të The Top List.

9 vite më parë, ai mori pjesë në Albania’s Got Talent dhe në shkurt të 2019-s ishte pjesëmarrës në The Voice of France.

Kënga e tij “Répondez-moi” flet për drama jetësore, të cilat kërkojnë të marrin një përgjigje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!