Gjokutaj: Këto zgjedhje janë me inceneratorë, shpresojmë mos t’i djegin

schedule22:36 - 1 Mars, 2022

schedule 22:36 - 1 Mars, 2022

Avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar atë që ndodhi në Komisionin hetimor për Inceneratorët.

Në një lidhje me emisionin ‘Log.’ në ABC të gazetarit Endri Xhafo, Gjokutaj tha se Komisioni Hetimor për Inceneratorët ishte në shërbim të zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 Mars.

Sipas tij palët i bënë presion drejtësisë që të heshtë, pasi sipas tij tashmë dihet që PS do të jetë në shërbim të Lulzim Bashës këtë herë.

Ndërkohë që komentet e Gjokutajt nuk kanë kaluar pa batura nga ana e anualistëve të pranishë Lorenc Vangjeli dhe Mentor Nazarko.

Pjesë nga debati:

Xhafo: Kush e fiton 6 Marsin sipas jush?

Gjokutaj: Në lidhje me pyetjen tuaj për fitoren unë jam i fundit që të jem një parashikues.

Zhejo: Me horoskopin merremi. Si zonja Meri

Zgjedhjet kësaj radhe nuk kanë atë inkadeshencën si zgjedhjet e tjera. Kjo heshtje nuk vjen si shkak i luftës në Ukrainë. Këto zgjedhje kanë një sfond shumë interesant. Po t’i referohemi shtratit politik ku po lindin këto zgjedhje, këto janë zgjedhje me inceneratorë. Këta inceneratorë kanë djegur median, kanë djegur drejtësinë, shpresoj mos djegin dhe zgjedhjet. Mospërmendja e sondazheve ka një paragjykim. Kikia tha se këtë njëherë kemi të bëjmë me 3 forca politike. PD e drejtuar nga Zoti Basha dhe ‘Shtëpia e Lirisë’ e drejtuar nga Zoti Berisha dhe LSI, edhe pse thuhet se është një aleancë jo legale. Ne kemi një PD që bën sikur lufton me PS. Por PS këtë herë ka si detyrë të mbështesë Bashën. Komisioni parlamentar është për t’i bërë presion drejtësisë që mos veprojë deri ën zgjedhje. Zonja Tabaku ka aktruar bukur por nuk ka hetuar bukur. Asnjëherë politika nuk mund të hetojë vetveten. Kjo PD ka moskallëzimin e krimit të inceneratorëve. Mbajtja 10 orë e Ramës dhe këtyre figurave do të thotë se këta kanë marrë ditën e punës.

Nazarko: Pse nuk u largua Belindi nga komisioni?

Gjokutaj: Secili nga aktorët e ka bërë detyrën në atë komision.

Vangjeli: Kujt i intereson produkti?

Gjokutaj: Ky produkt është zero. Në drejtësi ka një parim nuk gjykohet dy herë e njëjta gjë. Shihni si dëshmojnë zyrtarët në Komision, shihni si dalin nga SPAK si qen të rrahur. Ndërsa në komisione bëjnë show. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!