Gjokoviç fiton Uimbëlldonin

schedule08:30 - 15 Korrik, 2019

schedule 08:30 - 15 Korrik, 2019

Novak Gjokoviç arriti të fitonte Grand Slemin më të rëndësishëm në botë në tenis, pasi triumfoi në finalen e Uimbëlldonit ndaj rivalit të tij të madh, Rozher Federer. Tenisti serb, që ishte edhe kampion i vitit të kaluar, ia doli 3-2 me sete pas një ndeshjeje që zgjati gati 5 orë, duke qenë finalja më e gjatë në historinë e këtij turneu.

Federer u duk më i mirë në një pjesë të madhe të ndeshjes, duke fituar 6-1 setin e dytë dhe 6-4 setin e tretë, por Gjokoviçi fitoi pikët më të rëndësishme. Niveli i lojës nga të dy ishte tepër i lartë, duke entuziazmuar gati 15 000 spektatorë, ndërsa familja mbretërore britanike ishte në tribunën kryesore.

Ky ishte titulli i 5-të kampion në Uimbëlldon për Gjokoviçin, që arrin në 16 tituj Grand Slem në karrierë. Një humbje e hidhur për Federerin, i cilësuar si tenisti më i mirë për të gjitha kohët, dhe që synonte trofeun e 9-të në Londër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!