Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjokoviç drejt pensionit/ Ish-numri 1 i botës mundet në Paris nga italiani Sinner

schedule15:07 - 7 Qershor, 2025

schedule 15:07 - 7 Qershor, 2025

Ishte përfundimi që pritej, dhe ishte logjike.

Një kampion I ri 23-vjeçar I dha fund ëndrrës së lodhur të një legjende 38-vjeçare në fushën qendrore të Grand Slemit të Parisit, “Rolan Garos”.

Do të jetë Janik Siner në finalen e madhe franceze përballë mbajtësit të trofeut, Karlos Alkaraz.

Novak Gjokoviç u mund sërish nga italiani, për herë të katërt radhazi, diçka që nuk I kishte ndodhur kurrë, dhe mendoi lamtumirën.

Siner, numri 1 I botës, fitoi 3-0, ndonëse rezultati I seteve flet për luftë të ashpër: 6-4, 7-5 dhe 7-6, në një gjysmëfinale që zgjati më shumë se tre orë.

Italiani shpreson që t’i shtojë një tjetër titull Grand Slem, atyre që ka, dhe që janë 3.

Nga ana tjetër, Gjokoviç është rekormeni botëror I Grand Slemeve me 24 suksese në Australian Open, Rolan Garos, Uimbëlldon dhe US Open, por kjo humbje edhe pse dha maksimumin, e bëri të reflektonte.

Sink Gjokovic

“Kjo mund të ketë qenë ndeshja ime e fundit që kam luajtur këtu. Ende nuk jam I sigurt. Kjo ishte arsyeja që në fund isha shumë I emocionuar. Nëse kjo është ndeshja ime e lamtumirës në “Rolan Garos” në karrierën time, kjo ishte e mrekullueshme sa I takon atmosferës dhe mbështetja nga publiku”.

Finalja e së dielës në Paris pritet e mrekullueshme mes dy të parëve të botës, edhe pse spanjolli Alkaraz është kampion në fuqi I “Rolan Garosit” dhe padyshim më I miri në planet në sipërfaqen me dhe të ngjeshur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!