Historinë nuk mundi që ta shkruante. Novak Gjokoviç nuk është më legjenda e dikurshme, por gjithsesi mund të vendoste dy rekorde në finalen e turneut të Majemit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëse do të fitonte titullin, ai do të arrinte në 100 trofe në karrierë, që do të ishte një rekord personal, dhe do ta afronte me Federerin që ka 103 dhe me amerikanin Xhimi Konors me 109.
Po ashtu, ai do të vendoste një rekord botëror në tenis me të paktën një trofe ATP të fituar në 20 vite radhazi.
Kjo nuk ndodhi sepse rivali që pati përballë, Jakub Menshik, u tregua më I fortë.
Në një finale të gjatë e të ashpër në Florida, çeku triumfoi 2-0 me sete, edhe pse me rezultat minimal, 7-6 e 7-6.
Gjokoviç, që për pak javë mbush 38 vjeç, nuk pati energjinë e mjaftueshme për të luftuar deri në fund, siç bënte më parë.
Finalja ishte një duel I brezave, sepse Menshik është ende thuajse një adoleshent, vetëm 19 vjeç.
Përfaqësues I një shkolle të rëndësishme tenisi dhe tepër shtatlartë, për të parashikohet një e ardhme e madhe.
Gjokoviç pranoi se rivali ishte më I fortë, ndërsa do të përpiqet të fitojë ndonjë turne tjetër gjatë këtij viti, dhe ëndrra e tij është të triumfojë sërish në një Grand Slem.