Gjoka me Tiranën, shpërthen Hallaçi: Kukësi i hapi derën, të ishte i kujdesshëm

schedule23:58 - 20 Shkurt, 2020

schedule 23:58 - 20 Shkurt, 2020

Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçci, nuk i ka pritur mirë fjalët e Ernest Gjokës në Pressing. Gjoka tha se anon nga skuadra e Tiranës për sfidën ndaj Kukësit, ndërsa Hallaçi nuk ishte aspak dakord me fjalët e trajnerit aktual të Shkëndijës.

Mos të harrojmë një gjë që Kukësi i ka dhuruar gjithçka profesor Nestit, edhe në ditët më të vështira kur ishte te Vllaznia dhe te Kamza, Kukësi i hapi derën përsëri. Duhet të ishte pak më i kujdesshëm, pasi ishte buzë greminës.

Dikush ka dëshirë të fitojë Tirana, por duhet të ishte pak më i kujdesshëm. Profesori që po fliste, duhet të ishte pak më i kujdesshëm. Ne i kuptojmë gjërat, nuk ka pse të ngatërrohet ai. Paska të drejtën e vetë?

Shumë bukur, edhe unë kam të drejtën time. Kukësi i hapi derën atij, nga Vllaznia, nga Kamza që u shkri fare. Mendimi im: Të thoshte që të fitojë skuadra më e mirë”, tha Hallaçi për fjalët e Gjokës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!