Drejtoresha e Autoritetit Rrugore shqiptare Sonila Qato është paditur në prokurori nga Kompania “Gjoka Konstruksion”. Kjo firme ndërtimi pretendon se është përjashtuar nga tenderimi i tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, në mënyrë të padrejtë.
Kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar në Prokurorinë për Krime të Rënda një kallëzim penal kundër drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptarë Sonila Qato. Padia u dorëzua nga Avokati i firmës Marash Ibraj, i cili pretendon se ARRSH-ja e ka pezulluar “Gjoka Konstruksion”nga gara për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, në mënyrë të padrejtë.
“ARRSH ka favorizuar një kompani që ka ofruar 4.2 milionë më tepër”.
Kompania e ndërtimit pretendon se pasi ka marrë dijeni për skualifikimin nga kjo garë e ka ankimuar vendimin në Komisionin e Prokurimit Publik. Sipas Avokatit të “Gjoka Konstraksion” komisioni ka marrë një vendim në favore të tyre.
Rreth 5 ditë më parë Autoriteti Rrugorë Shqiptar vendosi ta pezullonte “Gjoka Konstruksion” nga ky tenderim, pasi sipas tyre “Dokumentacioni i paraqitur nga operatori Gjoka Konstruksion sha për punë të ngjashme paraqet të dhëna të rreme e të pasakta, që nuk përputhen me realitetin e punëve të kryera në objekt”. /ABC News Albania 24/7