Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjoka e Bajri, gjyq të rregullt/ “Metamorfoza”, GJKKO refuzon gjykimin e shkurtuar për tre të pandehur

schedule16:31 - 7 Maj, 2025

schedule 16:31 - 7 Maj, 2025

Në procesin që po mbahet për dosjen Metamorfoza, gjykata e posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, për 4 nga 7 të pandehurit , ndërsa refuzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Pëllumb Gjokes, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës. Të tre këta persona do të gjykohen me procedurë të zakonshme për shkak se akuzohen për vepra të rënda penale.

Ndërsa ish prokurori Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe ish shefi i Operacionales Oltian Bistri do gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Vendimi u dha nga treshja e gjyqtarëve Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Në seancën e radhës datë 19 maj ora 15.00, prokuroria e posaçme do japë konkluzionet përfundimtare për personat që do gjykohen me procedurën e shkurtuar. Pëllumb Gjoka u arrestua më 27 korrik 2023 së bashku me Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj e Oltion Bistri e Xhevahir Lita.

Ndërsa Behar Bajri u arrestua në Francë më 4 shtator 2023 dhe u ekstradua në 16 nëntor të po këtij viti. Zbulimi i grupit kriminal u zbardh nga zbërthimi i mesazheve përmes aplikacioneve Encro Chat dhe SKY EÇ.

Zbërthimi i aplikacioneve zbuloi vrasjen e Gjon Boriçit, planin e vrasjes së ish policit të burgjeve Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Gjithashtu Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin me porosi të biznesmenit Pëllumb Gjoka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!