Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e Bashkisë së Durrësit

schedule16:10 - 28 Prill, 2022

schedule 16:10 - 28 Prill, 2022

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjobitur me 100 mijë lek kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakon:

Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve erdhi pas denoncimit të bërë nga “Organizata Qëndresa Qytetare” për shkelje të bëra gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Gjithashtu është gjobitur me 50 mijë lekë edhe Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath”, Vlash Doda.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, zj. Emiriana Sako në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Ndërkohë, u shty shpallja e vendimit për shqyrtimin administrativ të denoncimit të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike”, për shkelje të parashikuar në nenin 91, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj bashkisë Rrogozhinë”.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi administrativ:

I denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj zj. Emiriana Sako, Autoritetit Portual Durrës, z. Klevis Hysa Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë”;

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!