Fushata që mbështeti daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, është gjobitur dhe denoncuar nga komisioni elektoral në Britaninë e Madhe pasi ka tejkaluar kufirin e shpenzimeve të lejuara në referendumin e vitit 2016.
Komisioni elektoral britanik gjobiti dhe denoncoi në polici fushatën “Votoni për largimin”, pasi sipas tij ka shkelur kufijtë për shpenzimet elektorale në propagandën pro Brexit.
Gjithashtu ka bashkëpunuar pa e bërë të ditur me fushatën “Biliv” që ka shpenzuar më shumë se 760 mijë euro. Sipas raportit të komisionit electoral britanik “Votoni për largimin” ka tejkaluar me më shumë se 500 mijë stërlina kufirin ligjor të shpenzimeve prej 7 milionë stërlinash, që ishte vendosur për referendumin e Qershorit të 2016-s.
Darren Grimes, themeluesi i fushatës, si dhe David Halssal, përgjegjës i saj janë denoncuar në polici dhe duhet të paguajnë respektiviksht 20 mijë dhe 61 mijë stërlina gjobë./abcnews.al