Gjobiten të varfrit në Genova: Ishin në radhë për ushqim

schedule12:16 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 20 Nëntor, 2020

Policia në Genova Italisë ka gjobitur disa persona të cilët qëndronin në radhë para një mense për të varfrit, në pritje për të marrë një vakt. Policia kishte marrë shumë ankesa nga banorët për numrin e madh të personave që grumbullohen aty çdo ditë

Agjentët e policisë ndërhynë pas shumë ankesave të banorëve. Për këtë çështje ndërhynë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut duke thënë se Ligji i drejtë aplikohet duke pasur parasysh situatën, në të kundërt bëhet i padrejtë. Dhe në këtë moment sipas tyre është e domosdoshme të tregohesh njeri.

Por policia italiane deklaroi se kishin marrë ankesa nga qytetarët prej disa ditësh dhe u kishin bërë apel personave në radhë duke i kërkuar të respektonin normat anti Covid. Por ata nuk u bindën duke detyruar agjentët e policisë të ndërhyjnë. Një prej tyre madje u denoncua pasi gënjeu duke thënë se ishte i mitur.

Vetë pronarët e mensës pranuan se dhe ata ishin ankuar në polici për shkak të numrit të madh të personave që grumbulloheshin pavarësisht përpjekjeve për të respektuar normat duke shpërndarë madje dhe maska falas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!