Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjobë për grumbullimin, Kryemadhi sherr me policët në Elbasan: Shkoni kapni mafiozët njëherë

schedule11:19 - 10 Shkurt, 2021

schedule 11:19 - 10 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka pasur një përplasje të radhës me policinë për shkelje të masave anti-covid. Incidenti i radhës është regjistruar në Elbasan ku policia i ka bërë të ditur që grumbullimi me më shumë se 10 vetë nuk lejohet.

Por Kryemadhi u është kthyer se aty nuk janë 10 por 7 vetë ndërsa bën edhe krahasimin me situatën që krijohet nëpër kafe. Po ashtu kryetarja e LSI u thotë policëve që të vendosin gjobat, ndërsa u kërkoi që në vend që të bëhen “ushtarë të Taulantit dhe shokëve të tij”, të merren me bandat dhe kriminelët.

Polici: “Në bazë të masave anti-Covid, mbi 10 veta nuk mund të bëheni. Për organizimin që po bëhet.”

Kryemadhi: “S’jemi 10 veta ne këtu. Ne këtu jemi 7 veta. Në kafe lejohet? Pse nuk erdhët kur ishim live? Vendosni gjobën edhe drejtohemi gjykatave administrative. Merruni me bandat, me kriminelët me ata që u përplasën makinat, pastaj hajdeni na vendosni gjobat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të shkoëve të Taulantit.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!