Gjobë marramëndëse, ja sa do të ndëshkohen tifozët në rast se veshin fanella fallco

schedule20:42 - 14 Qershor, 2024

schedule 20:42 - 14 Qershor, 2024

Me nisjen e Kampionatit Evropian të futbollit, në Gjermani pritet një numër rekord tifozësh, të cilët do të vijnë për të ndjekur në stadium përfaqësueset e tyre, ku natyrisht fanellat nuk do të mungojnë, mirëpo kushdo që nuk posedon atë të duhur do të marrë një gjobë marramëndëse dhe kjo është vetëm një nga shumë sanksionet e vendosura nga autoritetet gjermane, të njëjtat që do të ruhen edhe në kuadër të “Euro2024”.

Nëse keni fanella jo origjinale, lërini më mirë në shtëpi dhe mos i merrni në Gjermani ose një këshillë më e mirë do të ishte të mos i vishnit në rrugë, kjo pasi ekziston një ligj për markat tregtare, i cili është shumë i rreptë dhe shkelja e tij sjell një gjobë të rëndëm të barabartë me shifrën e 5000 eurove.

Autoritetet gjermane janë shumë të vëmendshme ndaj këtij lloji të kontrollit, veçanërisht në lidhje me artikujt e falsifikuar. Megjithatë, me sy të lirë, është ende e vështirë të vërehet dallimi. Kjo është arsyeja pse, më shumë gjasa, do të kryhen kontrolle të rastësishme midis fansave dhe platforma “Temu” është më e rrezikuara. Kjo kompanit e madhe kineze, në fakt, jo vetëm shet fanella të falsifikuara, por, mbi të gjitha, krijon dizajne të stiluara nga e para. Prandaj, objektivi i autoriteteve gjermane është të bllokojnë, sa më shumë të jetë e mundur, këtë treg të paligjshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!