Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “armëmbajtja pa leje”.
I arrestuari Feruzan Shehu, akuzohet se me datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin Gëzim Balla, për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje më parë është arrestuar edhe shtetasi Alban Tançi, i cili dyshohet se ishte bashkëpuntor me Shehun, për gjobëvënien dhe kanosjen me armë ndaj biznesmenit Balla.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Dibër, pas një punë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit F. Sh., 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.e.su./abcnews.al