Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili e akuzonte se shpenzonte miliona euro për udhëtimet jashtë Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar edhe kuotën e shpenzimeve të tij gjatë vitit të kaluar dhe ato të ish-kryeministrit Berisha gjatë vitit 2010-të, kur ishte në krye të qeverisë shqiptare.
Postimi i Ramës:
Shpifja monumentale e miliona € për✈️ tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët:
Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë?
2010 ? 251.365Lek të reja
2021 ? 64.972Lek të reja
/Abcnews.al/