Mes Harry Kane dhe Tottenham ka nisur një luftë e hapur. Sulmuesi kërkon transferimin te Manchester City, ndërsa presidenti Daniel Levy refuzon shitjen e yllit të ekipit dhe po reziston.
U bënë dy ditë që kapiteni nuk ka dalë në stërvitje me skuadrën, madje nuk ka pranuar të kryejë testet e koronavirusit të nevojshme për rifillimin e aktivitetit.
Kane e ka ndarë mendjen për t’u larguar te kampionët e Anglisë, teksa te Tottenham nuk kanë ndërmend të tolerojnë këtë gjë.
The Sun shkruan se drejtuesit e klubit londinez do të gjobisin goleadorin me një shumë të kripur, që do vazhdojë të rritet nëse 28-vjeçari nuk vihet nën urdhrat e Nuno Espirito Santo. /abcnews.al