Gjoba e pezullime te moshat e inferioret, Komisioni i Disiplinës nuk fal

schedule15:00 - 11 Mars, 2020

schedule 15:00 - 11 Mars, 2020

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e shfaqura në futbollin shqiptar në fundjavë. Probleme janë evidentuar kryesisht te moshat, teksa ka disa lojtarë të dënuar për shkak të veprimeve të tyre, si dhe gjobë për klubin e Tërbunit.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

– FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS gjoba të aplikohet në masën 50%.

– Lojtari i KF Klosi, Kristian Meshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

Pankarta e tifozëve të Tërbunit

– Lojtari i KF Klosi, Flogert Doma, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– FK Elbasani U-19, për dështim përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neneve 63 dhe 64 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.

– Lojtari i FK Elbasani U-19, Imer Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– KS Vlora U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/h) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/3) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.

– Lojtari KS Vlora U-17, Igli Lamaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

– Lojtari KS Vlora U-17, Astrit Hodaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari KS Vlora U-17, Dijon Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Lojtari FK Kukësit U-19, Jonuz Kraja për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik

– Lojtari KF Burreli U-19, Rigers Hastoci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Artan Jazxhi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

– Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Rigers Dushku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

– Pranim e kërkesës së KF Butrinti U-19. Në bazë të Nenit 30/3 të KDS, KF Oriku U-19 humbet ndeshjen kundër KF Butrinti U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!