Gjoba e KQZ, kreu i KZAZ 35: Duam mbështetje jo ndëshkim

schedule11:45 - 27 Prill, 2021

schedule 11:45 - 27 Prill, 2021

Kryetari i KZAZ 35, Elgit Kërtuku në një prononcim për ABC ka bërë me dije se në këtë qendër numërimi procesi ka vijuar normalisht.

Ndër të tjera Kërtuku ka komentuar dhe gjobën e KQZ për shkak të vonesës që është konstatuar sipas tyre se kanë shkelur afatin për nxjerrjen e rezultatit.

Kërtuku është shprehur se nuk ka nevojë për gjobë, pasi të gjithë po punojnë me të gjithë kapacitetet normale.

Vonesat kanë qenë të arsyeshme dhe normale nuk është se procesi është zvarritur dhe besoj se çdo gjë ka qenë brenda normave dhe pse mbase pritshmëria ka qenë që të nxirret me shpejt rezultati por mungesa e forcës humane. Gjoba është qesharake, dhe aty shkelen të drejtat njerëzore sepse ne na kërkohet që të numërojmë pa pushim, por e vërteta është se ne nuk është se jemi ne numëruesit janë të tjerë.

Brenda 30 orësh ne kemi numëruar më shumë se gjysmën e kutive. Minimumi për të numëruar një kuti votimi duhet gati një orë, është e rëndësishme që KQZ të na mbështesë jo të na gjobisë në lidhje me një gjë të tillë ”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se rezultati përfundimtar pritet që maksimumi na duhen 72 orë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!