Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

GJKKO shpall fajtorë 4 pjesëtarët e grupit Habilaj, dënohen me 32 vjet burg në total

schedule16:21 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 16:21 - 5 Dhjetor, 2025

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin këtë të premte ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj.

Ata u shpallën fajtorë për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Procesi ndaj grupit të Habilajve u zhvillua me gjykimit të shkurtuar, ku të pandehurit përfituan ulje dënimi me 1/3.

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, me vendimin nr. 79, datë 05.12.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi

i narkotikëve”, mbetur në tentativë në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 22, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Florian Habilaj me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Florian Habilaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

6. I pandehuri Florian Habilaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al

9. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Armando Sulaj me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

10. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Armando Sulaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.

11. I pandehuri Armando Sulaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15(pesëmbëdhjetë)vjet burgim.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

14. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sabaudin Çelaj, me një dënim të vetëm prej 15(pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

15. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Sabaudin Çelaj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.

16. I pandehuri Sabaudin Çelaj, ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë)vjet burgim.

18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

19. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Tigrens Mëzuraj, me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.

20. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.

21. I pandehuri Tigrens Mëzuraj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

22. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

23. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Lajmi në përditësim…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!