Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare.
Berisha ankimoi në gjykatë vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që i refuzoi kërkesën për leje.
SPAK, më herët e ka rrëzuar këtë kërkesë të Berishës. Ish kryeministri në arrest shtëpie, kërkon që të mos humbë mandatin e deputetit për shkak të mungesës për 6 muaj në parlament./abcnews.al